Sunday, February 28, 2021
Ballina TJERA Haradinaj kandidat edhe për president edhe për kryeministër? Flasin nga AAK

Haradinaj kandidat edhe për president edhe për kryeministër? Flasin nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur strukturat e partisë një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpall të pavlefshme Qeverinë Hoti dhe rrjedhimisht dërgon vendin në zgjedhje të reja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se vendi gjendet në një situatë jo të lehtë, që kërkon maturi nga partitë politike.

Isufi, megjithatë ka thënë se AAK-ja është e përgatitur për shkuarje në zgjedhje

“Është një situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë, andaj duhet të kemi kujdes edhe partitë politike që në këto zgjedhje të shkojmë të përgatitur për të qeverisur”, u shpreh ndër të tjera ai.

Tutje Isufi ka thënë se AAK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, dhe se kjo parti është e përgatitur për të udhëhequr me vendin.

Ai ka thënë se AAK vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim rreth kandidimit të Haradinajt për president, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë edhe kandidat për kryeministër.

Advertisement

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

TË FUNDIT