Wednesday, March 3, 2021
Ballina Lajmet Lajmi i Fundit: Ja çka thotë kësaj radhe Vuçiq për marrëveshjen Izrael-Kosovë

Lajmi i Fundit: Ja çka thotë kësaj radhe Vuçiq për marrëveshjen Izrael-Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur që gjashtë muaj. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëj një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiq për Pink TV.

Këto komente presidenti Vuçiq i bëri pas një takimi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris.

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me zotimet e firmosura në Uashington nga Kosova e Serbia dhe të cilat ishin ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Sipas Vuçiqit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, asnjë vend mysliman nuk do të dëshirojë ta njohë pavarësinë e Kosovës. \ REL

Advertisement

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

TË FUNDIT