Saturday, February 27, 2021
Ballina Lajmet Lajmi i Fundit: Daçiq paralajmëron këtë gjë pasiqë Izraeli e njohu Kosovën

Lajmi i Fundit: Daçiq paralajmëron këtë gjë pasiqë Izraeli e njohu Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar prishje të marrëdhënieve me Izraelin për shkak të njohjes ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovën e kanë konsideruar Jerusalem të tyre, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë. Tash dikush po e pranon se Jerusalemi ynë është shqiptar, e kjo nuk mund të mbetet pa pasoja në marrëdhënien mes Serbisë e Izraelit”,tha Daçiq në një emision të Radio Televizionit Vojvodina.

Kryeparlamentari serb ka thënë se secili vend po i shikon interesat e veta dhe se në këtë rast Izraelit i ka konvenuar se një vend me shumicë myslimane do të hapë ambasadën në Jerusalem.

Daçiq po ashtu ka thënë se edhe presidenti Vuçiq është shprehur se do të sillen me Izraelin reciprokisht.

Advertisement

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

TË FUNDIT