Saturday, February 27, 2021
Ballina Lajmet Lajmi i Fundit: Ja çka thotë Hoti pasiqë BE-ja e kritikoj Kosovën...

Lajmi i Fundit: Ja çka thotë Hoti pasiqë BE-ja e kritikoj Kosovën për marrëveshjen e …

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Kosovën se si të gjendet pas reagimeve që kanë ardhur nga dje prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“Ata që na kanë sjell njohjen nga Izraeli, pra SHBA, po na ndihmojmë të menaxhojmë më këtë situatë”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

“Po mundohemi të tregohemi të kujdesshëm me shtetet tjera që janë të ndjeshme. Ka pasë disa reagime, prej Zëdhënësit të BE-së dhe nga Liga Arabe”.

“Kemi nevojë për njohje nga katër anët e botës. Politika jona e jashtme është në linjë me atë të SHBA-së dhe BE-së”.

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Nga BE, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre  është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, deklaroi të marten ai.

Advertisement

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

TË FUNDIT