Wednesday, June 23, 2021
Ballina Lajmet BALJE E PYET SE A ËSHTË PRO APO KUNDËR LEJIMIT TË SHAMISË...

BALJE E PYET SE A ËSHTË PRO APO KUNDËR LEJIMIT TË SHAMISË NË SHKOLLA, PËRGJIGJET NAGAVCI

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, se a është pro a kundër lejimit të shamisë në shkolla, derisa kjo e fundit po raporton në këtë komision, njofton Insajderi.

Ndonëse pyetja e Baljes ishte e mbyllur dhe kërkonte përgjigje të shkurtër, Nagavci tha se kjo nuk është çështje që mund t’i jepet përgjigje me vetëm “po” ose “jo”.

Ndonëse në këtë raportim u tha se Nagavci si ministre ka kompetencat që brenda ditës të ndryshojë udhëzimin administrative që mund të ndalojë nxënësit që të mbajnë shamijat në shkolla, ministrja e Arsimit tha se duhet të diskutojë me deputetët e shoqërinë civile në mënyrë që të merret një vendim për të mirën e secilit nxënës dhe se asnjë nga ta nuk duhet të humbasë procesin mësimor.

“Nuk është çështje që iu japë përgjigje unë juve se çfarë do të bëni e si do të bëni, unë pres të diskutoj me të gjithë ju sepse ne si institucione duhet të kujdesemi për të mirën e secilit fëmij. Cfarë ne do të bëjmë është të angazhohemi që procesin mësimor mos ta humbë asnjë fëmijë”, tha Nagavci.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje, ka thënë se problemi është shumë i qartë ngase mungon ligji për ndalesën ose lejimin e një vajzë me mbulesë në shkollë, duke shtuar se akoma vendoset siç duan në shkolla. Ajo ka kërkuar që këtyre vajzave t’u mundësohet të ndjekin mësimin dhe kjo sipas saj, duhet të specifikohet me udhëzim administrativ.

“Duhet të bisedojmë se a është shamia pjesë e uniformës shkollore. Ne duam që ta specifikojmë me ligj që asnjë vajzë mos me pas problem”, ka thënë ajo.

Ariana Musliu-Shoshi deputete e PDK-së ka thënë se personalisht ka pranuar ankesa nga disa vajza që nuk janë lejuar të ndjekin mësim.

“Sa raste i keni dhe në cilat nivele ka pyetur ajo, a do ta lejoni lëndën fetare në shkollat publike”, ka pyetur ajo.

Nagavci ka thënë se problemi që po e diskutojnë është mirë e definuar me Kushtetutë dhe nenet e saj.

“Për ne është e rëndësishme që secili fëmijë të vijoj mësimin në rregull. Për ne është e rëndësishme të krijojmë mjedise të sigurta ku të gjithë fëmijët të ndihen të barabartë. Në këtë mënyrë rekomandohet edhe bartja e uniformës. Nuk kemi të dhënë zyrtare që ndonjë fëmija i është mohuar e drejta për mësim”, ka thënë ajo. /Insajderi.com

Advertisement

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

TË FUNDIT